Faleminderit Zotit për futbollin
Thuajse një e treta e klubeve që kanë luajtur në Premier Ligën e Shoqërisë Angleze të Futbollit ia detyron ekzistencën e saj disa personave, të cilët në atë kohë ishin veç njerëz të thjeshtë. Sot dihet shumë pak për ata themelues nismëtarë. Historiani Peter Lupson merr përsipër të tregojë historinë e dymbëdhjetë prej klubeve të futbollit anglez dhe të këtyre njerëzve, që kanë dhënë një kontribut të veçantë në këtë lojë të bukur e kaq popullore në ditët tona.