Miq dhe Heronj
“Miq dhe heronj” është një seri filmash vizatimorë, plot aventura që zhvillohen në Egjiptin e lashtë, Izrael dhe Romë. Meki dhe Portia janë dy fëmijë që luftojnë për drejtësi në Perandorinë Romake. Ata shfaqen të zgjuar, shakaxhinj, kokëfortë, guximtarë, por ndonjëherë edhe konfuzë dhe të dëshpëruar. Në fakt, nuk ndryshojnë dhe aq shumë nga bashkëmoshatarët e tyre të shekullit XXI në kërkim të mirësisë dhe të vërtetës.